INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urdhër, hiqni reklamat nga rrugët! Zbuloni arsyen

Urdhër, hiqni reklamat nga rrugët! Zbuloni arsyen

Publikuar më: 16:29 18-09-2017

Një urdhër me qëllim uljen e akisdenteve është publikuar nga Ministri, Damian Gjiknuri. E ka të bëjë me heqjen e reklamave nga rrugët. Ky aksion do të zgjatë 15 ditë.  Sipas njoftimit përmes kësaj ndërhyrjeje do të mund të bëhet çmontimi i çdo strukture të aktiviteteve civile/ekonomike pa leje dhe gjithashtu pastrimi nga tabelat e ndryshme që përveçse nuk kanë lidhje me sinjalistikën rrugore, pengojnë atë dhe bëhen burim aksidentesh.
Në udhëresë shkruhet: “Keni vetëm 15 ditë kohë që të bëni në mënyrë vullnetare çmontimin e çdo aktiviteti civil/ekonomik pa leje, heqjen e çdo tabele që nuk ka lidhje me sinjalistikën rrugore por e pengon atë. Në përfundim të këtij afati, strukturat përkatëse do të ndërhyjnë në të gjithë akset kombëtare. Nuk do të ketë asnjë tolerancë. Në përfundim të të gjitha fazave të operacionit, hyrje-daljet e akseve kombëtare, nyjet dhe hapësirat do të pastrohen plotësisht.
Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të na mbështesin në këtë operacion i cili mbi të gjitha synon dhe ka për objektiv rritjen e sigurisë së jetës së tyre duke garantuar zbatimin rigoroz të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273