INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj inaguron dy rrugë, iu shërbejnë 5 mijë qytetarëve

Veliaj inaguron dy rrugë, iu shërbejnë 5 mijë qytetarëve

Publikuar më: 13:49 10-07-2017

Në zonën e ish Kinostudios janë restaurura dy rrugë të reja me infrastrukturë moderne. Kreu u Bashkisë,  Veliaj tha se ky investim po e kthen zonën e ish Kinostudios në një pol të Tiranës dhe se rruga u shërben 5 mijë banorëve. Në këtë zonë fillimisht i gjithë rrjeti nëntokësor u përmirësua, e më pas përfundoi dhe asfaltimi, sinjalistika, ndriçimin dhe gjelbërimin.
“Jam shumë i lumtur që kthehemi te Rr. “Kahreman Ylli”, një rrugë ku i kemi bërë gjërat për së mbari. Fillimisht shtruam ujësjellësin, bëmë kanalizimet, pusetat, pra gjithë rrjetin nëntokësor, e mandej bëmë shtresat e asfaltit, sinjalistikën, ndriçimin, gjelbërimin. Kjo është mënyra e duhur! Për të mos shkuar në Tiranën e 4 viteve të gjumit, ku fillimisht bëhej një asfalt dhe pastaj çahej toka për të bërë punimet e tjera. Ashtu si Rr. “Imer Ndregjoni”, apo një sërë investimesh të tjera që kemi bërë në Njësinë 4 edhe ky investim i jep jetë atij që në Planin e Përgjithshëm Vendor konsiderohet si një nga qendrat e Tiranës policentrike. Kjo është një rrugë që është bërë për së mbari dhe në këtë pol, që është poli i Kinostudios në Tiranën policentrike, pra një qendër më vete, them që kemi hedhur baza të mira”, tha Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0042331218719482