INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Ngrijnë” Prokurimet Publike. Agjensia sqaron si do veprohet [VIDEO]

Publikuar më: 15:01 10-07-2017

Prokurimet publike do të jenë në dorë të kryeministrit deri në krijimin e qeverisë së re Rama 2. Pesë ditë pas publikimit të vendimit të kreut të ekzekutivit është Agjencia e Prokurimit Publik ajo që sqaron se si do të veprohet këta dy muaj. Sipas njoftimit, nga ana e autoriteteve kontraktore duhet të merren të gjitha masat paraprake për mos nisjen e procedurave të reja të prokurimit, si dhe për pezullimin e përkohshëm e të gjitha procedurave të prokurimit të filluara. Pra gjithçka do të mbetet e :”ngrirë” deri në muajin shtator për të gjitha prokurimet të cilat në fakt kanë nisur procedurat.
Agjencia e Prokurimit Publik
“Për procedurat e prokurimit të cilat janë publikuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik dhe janë në fazën e pritjes së ofertave , pra janë para datës së përcaktuar si “Afati i fundit për pranimin e ofertave”, duhet të bëhet menjëherë pezullimi i tyre teknikisht, nga roli i Administratorit të Sistemit të autoritetit kontraktor.
Lidhur me procedurat e prokurimit të cilat janë në proces vlerësim duhet të bëhet menjëherë pezullimi i vlerësimit të tyre, sipas parashikimeve të Udhëzimit të APP Nr. 05, datë 05.07.2017”.
Ndërkohë, janë të përjashtuar nga ky vendim vetëm ato kontratat që janë nënshkruar para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, si deh rastet e prokurimeve urgjente. Sipas udhëzimit rastet urgjente që kanë nevojë për tendera do të marrin zgjidhje përmes kalimit nga dora e kryeministrit. Ndaj gjithçka sa i përket tende rave publike do të marrë udhë vetëm me qeverinë e re, e cila në fakt ka vetëm një timonier, Edi Ramën dhe pa aleatë në krah.

Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332