INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Duan rrugë dhe makina! Sa pak kërkojnë nxënësit e fshatrave për të shkuar në shkollë! [VIDEO]

Publikuar më: 16:50 31-10-2017

Lodhen para se të nisë mësimi, pasi për të arritur deri në shkollë duhet të zgjohen jo vetëm shumë herët, por dhe të ecin nga 1 deri 2 orë e më pas të kapin ndonjë furgon. Në fakt edhe ai i tejkalon kapacitet.
Kjo është sakrifica e madhe, që bëjnë çdo ditë për të shkuar në shkollë fëmijët e zonës së Pezës. Por të njëjtin fat kanë me mijëra nxënës të zonave rurale të vendit.
Duket qartë se një furgon që nuk duhet të marrë më shumë se 20 fëmijë mbingarkohet dhe deri me 40. Po nevoja dhe dashuria për dijen me sa duket mund jo vetëm rrezikun e një transporti të pasigurt, por dhe problemet që mbart një situatë e tillë. Kjo gjendje është thuajse njëlloj dhe në qytete e mëdha, ku furgonat abuzojnë duke u tejmbushur.
Pak ditë më parë IN News denoncoi të njëjtin fenomen dhe në kryeqytet.

Article Logic
Execution time: 0.0043110847473145