INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shenjat që tregojnë se ai po e merr seriozisht lidhjen

Shenjat që tregojnë se ai po e merr seriozisht lidhjen

Publikuar më: 12:15 31-05-2017

Fillimi i lidhjes është si një muaj mjalti, por ka edhe periudha stresi. A është i sinqerte ai? Mendon për një të ardhme së bashku?

E vështirë është t’iu përgjigjesh vetë këtyre pyetjeve, megjithatë ka disa shenja qe tregojnë se ai vërtet po e merr seriozisht marrëdhënien tuaj.

Ai ju pyet gjithmonë para se te bëjë projekte

Edhe pse nuk jeni ende ne stadin për te kaluar çdo fundjave bashke, ai gjithmonë kërkon mendimin tuaj para se te parashikoje një udhëtim apo një fundjave me familjen e tij. Ju keni prioritet ne projektet e tij.

Ai shqetësohet nëse për disa kohe nuk ka pasur te reja prej jush

Ju dërgon shpesh mesazhe “Si kaloi dita” për te kuptuar nëse jeni mire dhe nëse keni menduar sadopak për te.

Ai ju çon neper vende që ju i pëlqeni

Kur ai do qe lidhja juaj te shkoje gjate, mendon gjithë kohës t’ua beje qejfin qe ju te ndiheni sa me mire.

Ai sheh një film që ju pëlqeni

Edhe pse s’mund t’i pëlqejë ai e sheh filmin tuaj te preferuar. Ju jeni mbi gjithçka.

Miqtë e tij ju kane bere ftese ne Facebook

Kjo tregon se partneri juaj ju ka folur mire miqve te tij për ju dhe ata ju bëjnë ftese duke menduar se lidhja juaj do jete afatgjate. Përveç tij perse te mos ju kenë edhe juve miq?

Ai ju vjen për vizite kur jeni sëmurë

Kjo tregon se ai ju do fort dhe nuk shqetësohet edhe sikur t’i ngjisni gripin.

Ai nuk i shmang miqtë apo familjen tuaj

Nëse do kishte ne mendje t’iu braktiste pas disa javësh, nuk do kishte pranuar kurrë te takonte familjaret apo miqtë tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037088394165039