INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shehu: Qeveria po shkel në dërrasë të kalbur. Loja e ‘mbretit lakuriq’ nuk ndihmon

Shehu: Qeveria po shkel në dërrasë të kalbur. Loja e ‘mbretit lakuriq’ nuk ndihmon

Publikuar më: 09:57 19-05-2018

Deputeti Tritan Shehu akuzon qeverinë shqiptare se ka shkelur në dërrase të kalbur duke mbajtur qëndrime diplomatike, që sipas tij goditin rëndë partnerin më të rëndësishëm të vendit tonë SHBA. Shehu i referohet qëndrimit të mbajtur nga pala jonë përfaqësuese në Konferencën Islamike, aty ku presidenti turk, Erdogan i kërkoi botës mbështetje të plotë për Palestinën, ndërsa akuzoi SHBA se ajo kishte lyer duart me gjakun e palestinezëve.

Tritan Shehu
Z. Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm, keni shkelur në “dërrasë të kalbur” dhe dëmtuar rëndë interesat e Kombit tonë përsëri: Më poshtë do të gjeni tekstin e plotë të Deklaratës së mbrëmshme të Takimit të Organizatës së Koperacionit Islamik (OIC), të miratuar dhe nga përfaqësuesi juaj aty. Ajo deklaratë është e mbushur me sulme ekstreme ndaj ShBA, administratës amerikane e Presidentit Trump (për të mos përmendur dhe ato ndaj Izraelit). Në këto kushte të rënda cenuese edhe të Sigurisë sonë Kombëtare, ju duhet të shpreheni qartësisht nëse e mbështesni atë deklaratë, këtë goditje të rëndë ndaj Partnerit tonë kryesor Gjeostrategjik. Në fakt ajo e tillë dëmton edhe vetë procesin e paqes ne Lindjen e Mesme. Heshtja juaj tashmë nuk i shërben asgjëje, as loja e “mbretit lakuriq”…Diçka në fund, përfaqësuesi juaj ishte gjithashtu i pranishëm edhe gjatë inagurimit të Ambasadës amerikane në Jeruzalem, disa ditë më parë. A ja bëtë të ditur këtë fakt dje organizatorëve, pjesëmarrësve të OIC-së, hartuesve të asaj deklarate???

 

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664