INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthejnë politikanët pas deklaratës së Lu...

Shpërthejnë politikanët pas deklaratës së Lu...

Publikuar më: 14:16 06-04-2018

Disa politikanë për të cilët Ambasadori Donald Lu ngriti akuza të ashpra për deklaratat e tyre “kundër” komunitetit LGBTI, kanë reaguar të shkokuar dhe të habitur.

Demokrati Tritan Shehu ishte një nga të shigjetuarit e Lu e ai tha: Siç unë i respektoj bindjet e të tjerëve, kërkoj nga kushdo të respektojë edhe të mijat, kjo është demokracia, sot jam shokuar! Nga ana tjetër gjykoj se rritja e një fëmije të adoptuar nuk mund t'i besohet çifteve gay. Këto janë parimet që unë kam mbrojtur pa diskriminuar kërkënd, që janë të sanksionuara në legjislacionin shqiptar dhe që mbizotërojnë në elektoratin tim. Nga sa di unë edhe në shumicën dërmuese të ShBA-së dominojnë të tilla principe e ligje.
Po dhe Ylli Manjani i përmendur nga Ambasadori amerikan nuk e ka lënë pa përgjigje Lu-në duke bërë një ironi me të se nuk është më deputet: Në vijim të mos shfokusimit, një përgjigje për Ambasadorin Amerikan që ka më shumë përparsi LGBT. Ndjesë që nuk debatoj dot me ty në Kuvend sepse nuk jam deputet!

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107