INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi në Kubë. Përplaset avioni i pasagjerëve, mbi 100 të vdekur

Tragjedi në Kubë. Përplaset avioni i pasagjerëve, mbi 100 të vdekur

Publikuar më: 09:30 19-05-2018

Mbi 100 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të udhëtarëve Boeing 737, të premten në Kubë. Avion u rrëzua pranë Aeroportit Ndërkombëtar Jose Marti në Havanë. Presidenti kubanez Miguel Diaz-Canel tha se tre nga 114 udhëtarët, kanë mbijetuar por gjendja e tyre është kritike.

aeroplani_1.jpg

Media shtetërore tha se avioni që po udhëtonte nga Havana për në Holguin në lindje të Kubës, u rrëzua pak pas ngritjes nga aeroporti i kryeqytetit. Në të ndodheshin 105 udhëtarë, përfshirë pesë fëmijë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit. Zjarri që përfshiu avionin është fikur dhe autoritetet po identifikojnë trupat, tha presidenti Diaz-Canel, duke shtuar se janë duke u kryer hetime për shkaqet e rrëzimit. Autoritet kanë shpallur dy ditë zie kombëtare për atë që konsiderohet si katastrofa më e keqe ajrore e Kubës që nga vitet 1980.

aeroplani_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024058818817139