INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish nga Shqipëria, ndalohet në Itali gomonia me 1.5 ton drogë

Sërish nga Shqipëria, ndalohet në Itali gomonia me 1.5 ton drogë

Publikuar më: 12:00 01-12-2018

Një gomone rreth 15 metra e gjatë e cila po transportonte 1.5 ton marijuanë është sekuestruar nga policia italiane.

Mjeti lundrues raportohet se vinte nga Shqipëria dhe është kapur në bregun Torre Cane në Itali.

Në pranga përfunduan dy të rinj nga Brindizi, rreth të 20-ve të papunë, të cilët u kapën teksa shkarkonin drogën nga gomonia.

Dy kontrabandistët u përpoqën t’i shpëtojnë policisë duke u larguar me një varkë, por të ndodhur mes shkëmbinjve u “mbërthyen” nga autoritetet italiane.

Operacioni zgjati gjatë gjithë natës së djeshme ku u sekuestruan 1.5 ton drogë në 80 paketime plastike.

Sipas mediave italiane kjo është një sasi e jashtëzakonshme, vlera e së cilët po të shitej do të arrinte në 14 mln euro.

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652