INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Droga nga Shqipëria. E kishin parfumosur me jasemin

Droga nga Shqipëria. E kishin parfumosur me jasemin

Publikuar më: 10:44 17-11-2018

Gjashtë persona janë vënë në pranga mëngjesin e së shtunës nga policia italiane. Mbi 250 kg marihuanë dhe gjysmë kilogram kokainë u konfiskuan gjatë aksionit. Aksioni u bë me urdhër te lëshuar nga Gjykata e Brindisit me kërkesë të prokurorisë lokale. Lënda narkotike në sasi të mëdha transportohej nga Shqipëria në Itali me një gomone. Media italiane shkruan se droga vinte nga bregu shqiptar dhe u kap në Salento. Ajo ishte futur në tubacionet e një barkë e vogël indiane ndërsa ishte parfumosur me aromë jasemini për t’i shpëtuar nuhatjes së qenve antidroge. Të dyshuarit janë përgjegjës, për mbajtjen dhe trajtimin e drogave me rrethanë të veçantë rënduese të shitjes së sasive të mëdha. Kërkimet ku janë përfshirë mbi 80 karabinierë, duke përfshirë edhe ato të skuadrës "Gjahtarët" njësi e sapoformuar, nga qentë e zbulimit si dhe nga një helikopter vazhdojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0038878917694092