INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndëshkimi i të fortëve, sekuestrohen drogë e municione, në pranga një 24-vjeçar [Video]

Ndëshkimi i të fortëve, sekuestrohen drogë e municione, në pranga një 24-vjeçar [Video]

Publikuar më: 10:18 13-11-2018

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi këtij të fundit i janë sekuestruar armë, drogë e municione luftarake.

Policia e Fierit ka vijuar operacionin për “Ndëshkimin e të fortëve”.

Skuadra “Shigjetat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Policia bën me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi A. U., 24 vjeç, banues në Patos.

Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij tip ‘Benz’, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe 2 fishekë.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035388469696045