INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kokainë në Durrës, përfundojnë në pranga 2 persona

Kokainë në Durrës, përfundojnë në pranga 2 persona

Publikuar më: 10:24 29-10-2018

Trafikimi i dograve të forta duket se është kthyer në objektiv nga grupet kriminale. Të shumtë janë ata që po përfundojnë në prangat e policisë pikërisht për trafikimin e kokainës. Mësohet se Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Menaxheri”, në kuadër të të cilit kanë sekuestruar 2 kg kokainë dhe kanë arrestuar dy persona. Sipas të dhënave të uniformave blu, të arrestuarit janë 29 vjeçari Taulant Lala dhe 22 vjeçari Adnand Bufi, të dy banues në Shkozet të Durrësit.

Gjatë kontrollit në automjetin tip BMW me të cilin po udhëtonin, u konstatua një vend i modifikuar tek kapaku i airbag-ut. Gjatë këqyrjes nga ana e uniformave blu u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pako të mbështjella me plastmasë transparent, me rreth 2 kg kokainë.

Article Logic
Execution time: 0.007828950881958