INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me pseudonimet që përdornin 'të fortët' e Shijakut. Nga 'Kiçi' deri tek...

Njihuni me pseudonimet që përdornin 'të fortët' e Shijakut. Nga 'Kiçi' deri tek...

Publikuar më: 12:32 22-10-2018

Fundjava që lamë pas ka kaluar me arrestime të bujshme nga ana e policisë, në kuadër të hetimeve të nisura dy vite më parë.

Nga Hasi deri në Sarandë, sipas policisë janë goditur anëtarët e 4 grupeve kriminale. Janë 27 të arrestuar, mes të cilëve edhe tre policë ndërsa 6 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mes personave të arrestuar ka dhe nga ata që kanë përdorur identitete të rreme, apo nofka, me të cilat njihen në vendet ku kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal.

Disa prej pseudonimeve:

Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin ‘Cine’, nga Shijaku;

Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin ‘Kiçi’, nga Shijaku;

Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;

Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin ‘Titi’, nga Shijaku;

Altin Avdyli, me pseudonimin ‘Niçja’, nga Shijaku;

Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin ‘Xhevi’, nga Lezha;

Esat Mehmeti, me pseudonimin ‘Çakja’, nga Fieri;

Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin ‘Nita’, nga Tirana.

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499