INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hetimi Tatimor në terren, me qindra subjekte në shkelje të ligjit, ja cilat janë masat e marra

Hetimi Tatimor në terren, me qindra subjekte në shkelje të ligjit, ja cilat janë masat e marra

Publikuar më: 12:06 01-12-2018

Rreth 1499 subjekte kanë shkelur legjislacionin tatimor.

Në këtë përfundim ka arritur Drejtoria e Hetimit Tatimor e cila po vijon kontrollet në terren në qendrat e qyteteve kryesore në vend, me qëllim uljen e informalitetit, si dhe rritjen e të ardhurave.

Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, gjatë periudhës 1- 26 nëntor, janë kontrolluar 2,928 subjekte, ndërsa janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor për 1,499 prej tyre me një vlerë shkelje rreth 51.97 milionë lekë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, 19 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për mos lëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 3 tatimpaguesve për shkeljen e mos instalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë).

73 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së. 508 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të mos lëshimit të kuponit tatimor (hera e parë).

69 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 82 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune. 307 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

Article Logic
Execution time: 0.0018820762634277