Nora Istrefi dhe Robert Berisha vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes sa herë që rrugët e tyre kryqëzohen, edhe pse prej vitesh nuk janë më bashkë. Dy artistët shpesh janë parë në të njëjtat destinacione, sidomos jashtë Kosovës, duke nxitur vazhdimisht spekulime mbi raportin që kanë sot.
Së fundmi, ish-çifti, të cilët kanë edhe një vajzë, kanë publikuar pamje nga pushimet dimërore. Të dy kanë ndarë foto në “Instastory”, ku shfaqen duke shijuar skijimin në borë, por pa u shfaqur në të njëjtën kornizë.
Megjithatë, fakti që ndodhen në të njëjtin vend ka mjaftuar për të rikthyer vëmendjen e publikut dhe për të ngritur sërish pikëpyetje rreth marrëdhënies së tyre. Ende mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një ribashkim apo thjesht një pushim familjar, por postimet e tyre kanë ndezur sërish kureshtjen e fansave.










11 Feb 2026 





