INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish bashkë? Loredana flet për rikthimin me Mozzik dhe befason me fjalët e saj

Sërish bashkë? Loredana flet për rikthimin me Mozzik dhe befason me fjalët e saj

Publikuar më: 14:33 30-01-2023

Loredana ka qenë së fundmi në një live-stream me një personazh gjerman, i cili e ka “ngacmuar” për lidhjen e saj me Mozzik.

Dyshja, që kanë një vajzë së bashku, ishin një nga çiftet më të sukseshme vite më parë kur edhe u prezantuan bashkë në tregun europian. Por, lidhja e tyre nuk mund të mbijetonte dhe pas disa ulje-ngritjesh ata u ndanë në verën e 2021, duke deklaruar se dashuria për njëri-tjetrin nuk mjafton që ata të jenë bashkë.

Pavarësisht të gjithave duket se ata kanë gjetur urat e komunikimit dhe janë mirënjohës që dikur kanë qenë bashkë. Për tu rikthyer te Loredana, kur intervistuesi e pyeti nëse mund ta pyste diçka për Mozzik ajo u treguar e hapur. “Shpresoj të kthehesh prap me Mozzik“- i tha ai, por reperja ia ktheu: “Kjo nuk ishte pytje, por urdhër!” Më tej, ai tha: “Mozzik është djalë i mirë!”. “Meqë po e thua ti”– ia ktheu Loredana duke lënë vend për interpretim dhe më pas kur u pyet: “A po thua që nuk është i mirë?”, Loredana u përgjigj: “Normal që është njeri i mirë, prandaj kam qenë me të për disa vite!”

Kjo vjen pasi reperja publikoi këngën “OFT VERTRAUT” duke rrëmbyer gjithë vëmendjen me fabulën e saj. Loredana flet për një histori dashurie që ka mbaruar për shkak të tradhtisë nga partneri.

“Të kam besuar shumë herë, çdo fjalë
Por disa gjëra, jo, nuk ndryshojnë kurrë. E dija se ka një grua tjetër për të cilën blen trëndafila”-thuhet mes të tjerash në vargjet e këngës.

Ajo shprehet e zhgënjyer dhe se ka humbur besimin, teksa “ai” i kërkon të rikthehen: “Të kam besuar kaq shpesh, kam besuar çdo fjalë, por disa gjëra, jo, nuk ndryshojnë kurrë. Ti thua se je gati tani dhe dëshiron të provosh përsëri.Është tepër vonë për këtë tani, gjithë të mirat në rrugën tënde.”

Article Logic
Execution time: 0.010255098342896