INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selfie e rrallë mes Beyonce dhe Mariah Carey [FOTO]

Selfie e rrallë mes Beyonce dhe Mariah Carey [FOTO]

Publikuar më: 10:55 12-12-2016

Një foto divash!

Ajo rrallë herë bën postime në rrjetet sociale, e jo më me një personazh të tillë. Por Beyonce i surprizoi të gjithë mbrëmjen e kaluar kur postoi një selfie surprizë me as më shumë e as më pak se Mariah Carey. Bukuroshja 35 vjeçare i kushtoi një vizitë Carey-t në koncertin e kësaj të fundit në New York kur realizoi shkrepjen epike me yllin e mbrëmjes. Por kënaqësia ishte e dyanshme pasi në komentet e shumta për Beyonce-n dallohet edhe një i koleges së saj 46 vjeçare e cila shkruan “I love you @beyonce” dhe e falenderon shumë që erdhi ta vizitojë. Shijojeni mirë këtë foto pasi nuk dihet se kur mund të na bjerë sërish rasti të shohim më shumë diva se ç’duhet në një foto të vetme.

divas.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705