INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nicole Scherzinger turpërohet në X Factor, e dehur në natën finale! Dhe fansat e tallin... [FOTO/VIDEO]

Nicole Scherzinger turpërohet në X Factor, e dehur në natën finale! Dhe fansat e tallin... [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 11:25 12-12-2016

Nicole Scherzinger i humbi gjithë shkëlqimin asaj që për të duhet të kishte qenë një mbrëmje e madhe.

Bëhet fjalë për finalen e X Factor, ku bukuroshja 38 vjeçare është një nga katër mentoret, por le të themi që nuk shërbeu si një shembull për t’u ndjekur. Nicole për pak rrëzohet duke u ngatërruar në bishtin e fustanit të saj ndërkohë që i merren këmbët dukshëm ndërsa ecën. Më pas ajo nuk frenoi dot emocionet dhe filloi të qajë për finalistin e saj Matt Terry. Detaje të tillë nuk i shpëtuan fansave të cilët nëpër komentet në rrjetet sociale shfaqën bindjen e tyre se Scherzinger e kishte filluar festën më herët se ç’duhet dhe dikush bënte mirë t’i çonte një kafe sa më shpejt.

nictrip.jpg

kom1.jpg

kom2.jpg

kom3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709