INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sekuestrohen 7 ton kokainë, i përkiste klanit më të fuqishëm të drogës [VIDEO]

Publikuar më: 17:55 24-09-2017

Policia kolumbiane ka konfiskuar shtatë ton kokainë në një fermë bananesh në provincën veriore Antioquia, tha të premten ministria e mbrojtjes. Dërgesa, me vlerë rreth 200 milionë dollarë, i përkiste grupit kryesor të trafikantëve të drogës në vend “Clan del Golfo”. Pesë vetë u arrestuan në operacion. Gjatë operacionit pati shkëmbime zjarri mes policisë dhe anëtarëve të grupit gjatë operacionit, në përfundim të të cilit katër burra dhe një grua u arrestuan. “Kokaina u zbulua në një pronë në Uraba, në veri, dhe ishte e destinuar për Amerikën Qendrore dhe kishte si destinacion përfundimtar tregun amerikan, do të trafikohej e kamufluar në dërgesat ligjore të bananeve dhe frutave,"- theksoi ministri i Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas.

Article Logic
Execution time: 0.0038280487060547