INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në pritje të shpërthimit të vullkanit në Bali, 35 mijë njerëz braktisin rajonin

Në pritje të shpërthimit të vullkanit në Bali, 35 mijë njerëz braktisin rajonin

Publikuar më: 17:24 24-09-2017

Më shumë se 35,000 njerëz kanë ikur për të shmangur pasojat e vullkanit që pritet të shpërthejë në ishullin turistik indonezian të Balit. Frika se vullkani do të shpërthejë për herë të parë pas më shumë se gjysmë shekulli, ndërsa dridhjet në rritje, po tronditin rajonin, kanë bërë që njerëzit ti largohen sa më shumë zonës.

njerezit.jpg

Shifrat e bërë sot publike nga zyrtarët e fatkeqësive janë rritur dhe vazhdojnë të rriten. Këtu përfshin njerëz që u larguan vullnetarisht, si dhe ata të urdhëruar për të evakuuar nga një zonë gjashtë deri në tetë milje larg malit Agung. Autoritetet ngritën statusin e gatishmërisë së vullkanit në nivelin më të lartë të premten pas një "rritjeje të jashtëzakonshme" në aktivitetin sizmik. Shpërthimi i fundit në vitin 1963 vrau 1.100 njerëz.

bali_ii.jpg

Agjencia Kombëtare e Zbatimit të Fatkeqësive ka përgëzuar reagimet mikpritëse të komuniteteve lokale në Bali, për mirëpritjen e të shpërngulurve. Mijëra njerëz jetojnë në strehimore të përkohshme, qendra sportive, në sallat e fshatrave dhe te të afërmit ose miqtë.

Article Logic
Execution time: 0.0033550262451172