INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata lë në burg 5 nga 8 personat e arrestuar për falsifikim pijesh

Gjykata lë në burg 5 nga 8 personat e arrestuar për falsifikim pijesh

Publikuar më: 17:06 24-09-2017

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masat e sigurisë për 8 të arrestuarit e skandalit të fabrikës së prodhimit të pijeve “Briland”, mes të cilëve 5 janë inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Masa e sigurisë për punonjësit e fabrikës se prodhimit të pijeve “Briland” të arrestuar nga policia; Fatjon Bushati, Sami Haxhija arrest me burg dhe për Syrri Çaku 70-vjeç u mor masa arrest shtëpie, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ndërkohë për punonjësit e AKU-së të akuzuar për shpërdorim detyre gjatë kontrolleve në fabrikën e prodhimit te pijeve Briland u dhanë këto masa sigurie. Edmond Fortuzi dhe Adnan Gradeci janë lënë në“arrest shtëpie” ndërsa Hilmi Erkoçi, Abdyl Bajrakatari dhe Elvis Rraboshta do të qëndrojnë në burg.

Article Logic
Execution time: 0.003817081451416