INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fiton kryeprokurorja. Gjykata Administrative “rrëzon” Rovena Gashin [VIDEO]

Fiton kryeprokurorja. Gjykata Administrative “rrëzon” Rovena Gashin [VIDEO]

Publikuar më: 17:26 08-03-2018

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku fiton betejën e parë publike me ish-vartësen Rovena Gashi. Gjykata Administrative vendos rrëzimin e padisë së Rovena Gashit ndaj kryeprokurores. Gjykata ka vlerësuar se urdhri i Arta Markut për lirimin nga detyra të Rovena Gashit si Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë është i ligjshëm dhe në përputhje me kompetencat e saj si Prokurore e Përgjithshme. Rovena Gashi në padinë e saj kundërshtonte urdhrin e lirimit të saj nga pozicioni i Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë. Këtë urdhër lirimi Gashi e quajti “të pavlefshëm” dhe kërkonte pezullimin. Më 29 dhjetor 2017, dy javë pasi mori detyrën ne krye të organit të akuzës, Prokurorja e Përkohshme Arta Marku firmosi largimin e Drejtoreshës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Sektorit të Dekriminalizimit, Rovena Gashi. Po në të njëjtën ditë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Adriatik Llallën. Me përfundimin e shqyrtimit të kërkesës së dorëheqjes për shkak të rivlerësimit Llalla humb të drejtën për te punuar si prokuror apo gjyqtar të paktën për 15 vite. Ndër të tjera në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit tregohen arsyet e ndërprerjes së procesit të rivlerësimit të Llallës.
"Ndërprerja e procesit të rivlerësimit për shkak të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit sjellë për pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative dhe si rrjedhojë ai humbet të drejtën për tu emëruar gjyqtar ose prokuror i cdo niveli, anëtarë i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë , Inspektorë i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për jë periudhë 15 vjeçare sipas parashikimeve të pikës 2 rë nenit “G” të aneksit të Kushtetutës"-thuhet në vendim.
Kundër këtij vendimi ish-prokurori mund të bëj ankimim në Kolegjin e Posaçëm Zgjedhor brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040328502655029