INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selami do ankimojë të mërkurën vendimin e KQZ

Selami do ankimojë të mërkurën vendimin e KQZ

Publikuar më: 15:22 03-01-2017

Më 29 dhjetor të itit që sapo lamë pas, Komsioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi që ti heqë mandatin tre zyrtarëve të lartë, deputetëve Selami e Tahiri si dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi. Por vetëm pak ditë pas këtij vendimi, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Shkëlqim Selami lajmëron se do të ankimojë vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të deputetit.
Shkëlqim Selami:
“Kam detyrimin moral që ta ankimoj vendimin e saj. Fillimisht në Gjykatën Administrative, ku avokati im do te depizitoje nesër ankimimin”.
Sipas Selamit, ai akuzohet për një çështje tyë pushuar nga Italia, vendi që edhe ka ngritur akuzën.
Shkëlqim Selami:
“Nuk paragjykoj punën as të KQZ-së dhe as të organit të gjyqësorit, secili të ushtrojë detyrën e tij”.
KQZ me kërkesë të Prokurorisë vendosi heqjen e mandatit të deputetit për Shkëlqim Selamin dhe Dashamir Tahirin si dhe heqjen e mandatit si kryebashkiak i Kavajës për Elvis Rroshin.

Article Logic
Execution time: 0.003925085067749