INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Futen patentat e reja, kategorizohen për makina manuale apo automatike

Futen patentat e reja, kategorizohen për makina manuale apo automatike

Publikuar më: 14:45 03-01-2017

Ndryshojnë rregullat për patentat në mënyrë rrënjësore duke filluar që nga 1 janari i këtij viti.

Sipas direktivave të Bashkimit Europian do të kemi një kategorizim të ri të patentave, për makina automatike apo manuale. Tashmë patentat për makina manuale nuk do të jenë më të vlefshme për të drejtuar edhe makina automatike. Këto patenta hyjnë për herë të parë në vendin tonë për të gjithë të interesuart e moshës 16 vjeç. Ndryshimi i patentës do të fillojë të implementohet në autoshkolla, ku të interesuarit do të kenë mundësinë të zgjedhin që në fillim se për cilën lloj makine kërkojnë të aftësohen. Ndërkohë mësohet se procedurat e dokumentacionit do të jenë më të pakta dhe nuk do të ketë kosto shtesë, si për kandidatët për patentë ashtu edhe për autoshkollat. Patentat ekzistuese do t’i nënshtrohen këtyre rregullave të reja pas skadencës së tyre. Edhe mënyra e testimit ka pësuar ndryshime, pasi tani do të ketë 40 pyetje dhe për kalimin e testit do të lejohen vetëm 4 gabime, nga 7 që lejoheshin më parë.

Article Logic
Execution time: 0.003817081451416