INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Patentat: Ja tarifat e reja që përballeni që sot

Patentat: Ja tarifat e reja që përballeni që sot

Publikuar më: 11:51 10-03-2017

Nga sot kushdo që do të kërkojë të marrë nje leje qarkullimi do të përballet me rregullat e reja.bëhet fjalë për tarifat që do të paguajnë të gjithë qytetarët që do të kërkojnë të pajisen me një leje drejtimi të të gjitha kategorive. Në Fletoren Zyrtare janë publikuar si dhe kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për pagesat që do të kryhen nga ata që dëshirojnë të marrin patentë për të drejtuar automjet.
Udhëzimi u lëshua nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj.
Vendimi:
“Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, ministri i Financave dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës në udhëzimin nr. 34, datë
29.12.2014, “Për përcaktimin e tarifës së shërbimit për pajisjen me lejedrejtimi”, udhëzojnë ndryshimin si më poshtë:
1. Tarifa e pajisjes me lejedrejtimi për drejtimin e automjeteve është si më poshtë:
a) për lejedrejtimi të kategorisë AM, A1, A2, A 3000 (tre mijë) lekë;
b) për lejedrejtimi të kategorisë B1, B 4500 (katërmijë e pesëqind) lekë;
c) për lejedrejtimi të kategorisë C1, C 2000 (dy mijë) lekë;
ç) për lejedrejtimi të kategorisë D1, D 3000 (tremijë) lekë;
d) për lejedrejtimi të kategorive B96, BE, C1E, CE, D1E, DE 3000 (tre mijë) lekë”.
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, e për rrjedhojë ai ka hyrë në fuqi që prej datës së sotme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609