INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Francez Hollande në Tiranë

Presidenti Francez Hollande në Tiranë

Publikuar më: 15:29 03-01-2017

Java e parë e marsit të vitit 2017 do të sjellë në një vizitë zyrtare në vendin tonë, Presidentin e Francës François Hollande.
Lajmi bëhet i ditur nga burime urime pranë Presidencës ku thuhet se shefi i Elizesë do të mbërrijë pas dy muajsh në vendin tonë. Paraprakish flitet se më datë 3 mars Hollande do të jëtë në Tiranë. Gjatë qëndrimit në vendin tonë, Hollande do të ketë vizita me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.
Vizita e Hollande vjen në përmbyllje të mandatit të tij si President i Francës, ndërsa është tërhequr nga gara për të kërkuar një mandat të dytë. Kjo është vizita e parë e një kryetari shteti francez në Shqipëri. Në këtë vizitë, Hollande është ftuar nga homologu i tij, Bujar Nishani.

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434