INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Sa shëmtuar dukesh kështu’, Luizi ia thotë në sy Kiarës, ja si ia kthen ajo: U lodha nga…

‘Sa shëmtuar dukesh kështu’, Luizi ia thotë në sy Kiarës, ja si ia kthen ajo: U lodha nga…

Publikuar më: 13:32 14-03-2023

Luizi i tha Kiarës se ajo po duket shumë shëmtuar me deklaratat që po bën dhe se po shpik gjëra të paqena. Sipas tij, ajo po duket shumë keq në sy të publikut për mënyrën se si ai po kominikon me të, duke i thënë: “Kaq po të them”, “E more vesh?”…

 Kiara tha që nuk i intereson nëse duket shëmtuar, pasi ajo ka të drejtë të flasë me partnerin e saj dhe se gojën nuk do e mbajë mbyllur deri kur Big Brother të përfundojë.

Pjesë nga debati:

Luizi: Më ka dal goja mbrapa duke të thënë je tu gabu

Kiara: O Luiz unë po të them më bezdisin këto gjëra. Kaq po të them

Luizi: Ti bezdis veten, nuk të bezdis kush. Je tu u bezdis vetë o Kiar! Je tu shpik gjëra që s’janë.

Kiara: Ça po shpik?

Luizi: Gjithçka, janë iluzione tuja

Kiara: Shumë mirë qofshin iluzione

Luizi: Po nëse janë iluzione mos i thuaj me zë pra se je duke më bërë mua me faj.

Kiara: Sepse e meriton të të bëj me faj.

Luizi: E di sa shëmtuar dukesh kështu me këtë qëndrim, me këtë lloj të folure, me këtë “e more vesh se kaq po të them”!

Kiara: Le të dukem shëmtuar! Unë gojën mbyllur deri në prill kur të mbaroj kjo nuk e mbaj dot mbyllur më vjen keq. Të flas kur do ti dhe të pushoj kur do ti, nuk do ndodhë më.

Luizi: S’e kam thënë asnjëherë!

Gjatë një bisede me Dean në oborr, Kiara është shprehur se nuk i duron dot më ankesat e Luizit duke i quajtur përkëdhelje të tepruara. Banorja u shpreh se nuk i duket normale që Luizi thotë se nuk ndihet mirë e nga ana tjetër u çua për të luajtur.

Kiara: Më beso e di sa më lodhin këto përkëdheljet e tepruara. Nuk jam natyrë e tillë. Unë të vij të them do ilaç do diçka për të të ndihmuar, por 1 herë në 2 ditë është ky muhabet moj Dea, vdiqa. I shkova tani, rrinte shtrirë aty, më dhemb koka tha, çohet më hypën mbi top atje sikur s’ka ndodh asgjë. Epo duhet t’i jap forca vetes tha. Pse s’i dhe forca dje vetes ai që ishte në sfidë.

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492