Aktori i njohur, Roerd Toçe, së fundmi ka marrë pjesë në filmin e titulluar në “Kuadër të Dashurisë”. Ai luan rolin e Klejdit, djali i cili bie në dashuri me Arian, rol që e luan Sara Hoxha. Në një skenë të filmit, dyshja shkëmbejnë një puthje me njëri-tjetrin.
I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Arena” dy moderatorët i kanë bërë një pyetje aktorit:
'Sa lekë ka marrë Sara Hoxha për atë puthje?”
“Nuk e kam idenë. Nuk besoj se është një temë kryesore që të jetë puthja në film sesa aktrimi që është bërë në film nga Sara, Roerdi, Luizi apo Olta. Gjithsesi është bërë një punë masive për atë film. Ai film i mori frytet e veta, unë po pres filmin e radhës”-u përgjigj Roerdi.
Rikujtojmë që krisja mes marrëdhënies Ledri-Sara nisi gjatë periudhës kur Sara merrte pjesë në xhirime. Ledri nuk mori pjesë as në premierën e filmit, gjë e cila na bën të dyshojmë se krisja erdhi si pasojë e puthjes së ndodhur.
Vetë Sara ka thënë në emisionin “Cherry on Top” se Ledri nuk e ka parë akoma filmin.