INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa emocionuese! Shpat Kasapi i bën dhuratën më të bukur Selvijes!

Sa emocionuese! Shpat Kasapi i bën dhuratën më të bukur Selvijes!

Publikuar më: 16:26 07-06-2021

Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapi, në fund të vitit të kaluar shpalli fejesën me bukuroshen, Selvije Jao.

Selvija ka marrë sot dhuratën më të bukur nga Shpati, i cili i ka dedikuar këngën “Mbretëresha ime”. Kënga është publikuar sot dhe përmes tekstit, Shpati i ka shprehur dashurinë Selvijes duke e quajtur mbretëreshë.

Për këtë projekt të ri, këngëtari ka treguar i ftuar në “Express Rozë” se u frymëzua nga dashuria e madhe për Selvijen.

“Është dedikim për Selvijen dhe ky frymëzim më erdhi nga dashuria për të. Selvijes i pëlqeu. Në fillim fansat kanë pasur një pikëpyetje nëse vajza në klip do ishte Selvija dhe unë ua lashë surprizë. Si përfundim doli një vajzë tjetër dhe Selvija më tha unë do kem hapësira më të mira ndoshta”, tregoi Shpati.

 
Article Logic
Execution time: 0.0029439926147461