INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa e trishtë! Vetëm dy orë para koncertit këngërarit shqiptar i ndahet nga jeta e ëma, artisti jep lajmin e hidhur!

Sa e trishtë! Vetëm dy orë para koncertit këngërarit shqiptar i ndahet nga jeta e ëma, artisti jep lajmin e hidhur!

Publikuar më: 12:31 08-08-2021

Ylli i operas, Ramë Lahaj ka humbur personin më të shtrenjtë në jetën e tij, të ëmën vetëm dy orë para koncertit të madh në Prishtinë.

 

Artisti nuk ka dashur ta anulojë koncertin dhe për respekt të spektatorëve ka performuar vetëm çerekun e asaj që kishte planifikuar. Më pas, Ramë u largua duke iu kërkuar ndjesë spektatorëve. 

Pas koncertit ai ka njoftuar me një postim në rrjete sociale se e ëma e tij është ndarë nga jeta.

“Miq, shokë e dashamir,

nanen Hale e varrosim sot më 8 gusht 2021 në varrezat e fshatit Lubozhdë të Istogut, në ora 16:00! Ju falëmnderit për ngushëllimet dhe kujdesin.

Familja Lahaj

Hale Lahaj 07.11.1944 – 07.08.2021”- ka shkruar Ramë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039329528808594