INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa e trishtë! Covidi i merr jetën aktorit shqiptar

Sa e trishtë! Covidi i merr jetën aktorit shqiptar

Publikuar më: 10:31 05-05-2021

Një lajm i trishtë vjen mëngjesin e sotëm për aktorin e madh Guljelm Radoja. Aktori ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19 në moshën 75-vjeçare, pas dy ditëve intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

 

Më shumë se një muaj qëndroi në spitalin e Durrësit dhe më pas u transferua tek spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Pak javë më parë, djali i tij, Redi Radoja, tha se gjendja e artistit ishte rënduar pasi i janë prekur mushkëritë.

 

“Tani më kanë njoftuar që nuk është mirë. Ai i ka mushkëritë tepër të rënduara. Duhet t’i ketë pasur rëndë edhe para kovidit. Mbase kjo sëmundje po shfaq disa të fshehta të shëndetit të tij që nuk diheshin më parë. Prej dy javësh ai është në reanimacion. Tani presim që natyra të bëjë punën e vet. E kam takuar më tepër kemi shtrënguar duart nuk kam dashur ta lodh. Është e vështirë ta shohësh prindin në atë gjendje”, tha i biri i aktorit.

Guljelm Radoja ka luajtur një sërë rolesh në teatër dhe më shumë se 30 role në kinematografi. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”. 

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545