INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’lanë gjë pa thënë! U përplasën KEQ në studio, Edi i habit të gjithë me veprimin për Bashkimin!

S’lanë gjë pa thënë! U përplasën KEQ në studio, Edi i habit të gjithë me veprimin për Bashkimin!

Publikuar më: 19:28 27-09-2021

Ditën e premte dy konkurrentët e “Përputhen”, Edi dhe Bashkimi, u përfshinë në një konflikt i cili për pak përfundoi në përplasje fizike. Teksa Bashkimi po komentonte takimin e Argjentit dhe Mikelës, Edi iu kthye duke i thënë që të mos komentojë dhe se takimi mes dyshes nuk ishte punë për të.

Më pas debati u agravua dhe u desh ndërhyrja e konkurrentëve të tjerë për të qetësuar situatën.

Ndërkohë, ditën e sotme dy djemtë janë përballur me njëri-tjetrin në studio. Mirëpo, ai që i habiti të gjithë ishte Edi, i cili që në fillim i kërkoi falje Bashkimit, familjes së tij dhe Mikelës.

Ai tha se në realitet nuk është siç u duk të premten dhe se kishte dalë nga vetja. Po ashtu, u shpreh i prekur nga fakti që publiku po e kritikon dhe tall për shkak se nuk flet mirë shqipen.

Veprimi i tij i habiti të gjithë në studio.

Kjo pasi, kur iu kërkua të reflektonte nga Arjani dhe Bora ditën e sherrit ai tha se kështu është rritur dhe kështu di të sillet.

Sakaq, edhe Bashkimi kërkoi falje për situatën e krijuar, duke thënë se ata përfaqësojnë të rinjtë e Kosovës, të cilët meritojnë modele të mira.

Si përfundim mes tyre u vendos “paqe” dhe gjërat janë si në fillim.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219