Einxhel i ka shpallur "luftë" Donaldit që nga momenti kur ky i fundit nuk shpëtoi Dagzin nga eliminimi. Dyshja kanë diskutuar e janë përplasur shpesh me njëri-tjetrin. Së fundmi, Einxhel është dënuar të puthë banorin që ka më shumë inat brenda shtëpisë dhe moderatorja nuk ka hezituar të zgjedhë Donaldin. Ajo i është afruar duke i dhënë një të puthur në faqe.
"Faleminderit! Më shijoi shumë", i është përgjigjur aktori.