INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’lanë gjë pa thënë! Pas ndarjes, ribashkohen Donaldi dhe Bora Zemani?! Ky DETAJ shton dyshimet!

S’lanë gjë pa thënë! Pas ndarjes, ribashkohen Donaldi dhe Bora Zemani?! Ky DETAJ shton dyshimet!

Publikuar më: 14:32 05-09-2021

Ndarja mes Bora Zemanit dhe Donald Vesha ishte një ndër ndarjet më të bujshme të ditëve të fundit, madje u tha se aktori i njohur ishte larguar me valixhe nga shtëpia ku bashkëjetonte me moderatoren.

E siç u duk, ndarja e tyre nuk ishte aspak miqësore, pasi ata nuk i kanë kursyer thumbat ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Në një intervistë të tij, Donaldi u shpreh se nuk ka asnjë shans rikthimi me Borën, e më pas nuk vonoi përgjigja e moderatores e cila shkroi: “Heshtja eshte me mire sesa te flasesh brockulla”.

Më pas ngacmimet vijuan sërish, mirëpo një foto e fundit të postuar në faqen e biznesit të veshjeve të Bora Zemanit, na ngriti dyshimet.

Ajo kishte zgjedhur që koleksionin e vjeshtës t’a prezantonte me një foto të vjetër ku gjendej pranë Donaldit.

Duke kuptuar që ngjarja ka ndodhur në një mënyrë jo të mirë, pse vallë Bora ka zgjedhur një foto të tillë? Ndoshta do e marrim vesh në ditët në vijim.

IMG-20210904-WA0014.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003972053527832