INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’ka qetësi mes Shqipërisë e Kosovës

S’ka qetësi mes Shqipërisë e Kosovës

Publikuar më: 16:14 24-05-2019

Politika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës është përfshirë në një konflikt që shkon vetëm duke u thelluar. Katër janë protagonistët, dy kryeministrat, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj një pale dhe Presidenti Hashtim Thaçi dhe Sali Berisha pala tjetër.
Edi Rama dhe Ramush Haradinaj për shkak të debateve mes tyre shmangën prezencën në mbledhjen e 5-të të përbashët mes dy qeverive që u zhvillua në Tiranë këtë javë. Ata janë konfliktuar dhe kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit për taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe.
Idetë e ndryshime për korgjimin e kufijve kanë krijuar përplasje edhe më të fortë mes Thaçit e Berishës.
Mbrëmjen e djeshme, ish-kryeministrit Sali Berisha e akuzoi Thaçin si argat të Serbisë. Presidenti i Kosovës ka reaguar sot duke mos lërë mangët asnjë fjalë. “Për shkak të krimeve të tij, ai tash e tri dekada nuk ka guxim si qytetar i lirë ta vizitojë tokën ku ai lindi, trevën në të cilën u rrit, sepse me veprimet e veta mbolli përçarje dhe vëllavrasje. S.R.B u shndërrua në zhurmues, përçarës dhe është i pabesi numër një i kombit tash e tri dekada. S.R.B është ai që solli këtë fatkeqësi të madhe në sofrën tonë dhe infektoi shumë politikanë me fjalorin e tij vulgar, duke u bërë modeli më i keq”, shkruan Thaçi në faqen e tij në Facebook.
Sipas Thaçit ish-kryeministrit sot paraqet vetëm një fosil. “Atë që nuk e kam kuptuar dikur, por që më neverit edhe sot, është fakti se S.R.B është tjetër njeri kur të rri përballë në bisedë, pa të shikuar kurrë në sy, dhe një tjetër njeri kur i drejtohet publikut. S.R.B sot nuk paraqet asgjë tjetër, vetëm një fosil”, vijon ai, duke shtuar se, “Ai zgjodhi t’i bënte argat S. Millosheviqit me derivate e armë. Depot e derivateve që i mbushi Salihu në Beograd, ishin caqe të NATO-s në vitin 1999. Ai armatim u përdor për gjenocid në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë”.

Article Logic
Execution time: 0.0033059120178223