INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Propozimi zyrtar i Serbisë, çfarë kërkon nga Kosova

Propozimi zyrtar i Serbisë, çfarë kërkon nga Kosova

Publikuar më: 14:30 19-02-2019

Kufi mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, është ky propozimi zyrtar i Serbisë i bërë publik nga ministri i Jashtëm Ivica Daçiç.

Gjatë një takimi në Beograd Daçiç u shpreh se ideja e demarkacionit ekziston si një propozim, por nuk është përcaktuar se ku do të ishte ky kufi.

Sipas tij, nëse propozimi pranohet, duhet të vendoset në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, dialog i cili deri më tani është i ngrirë.

Çështja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur disa herë edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e quan këtë proces "korrigjim i kufijve".

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk e ka përjashtuar këtë ide si kompromis për të arritur një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.

SHBA-ja ka thënë se do të pranojë çdo marrëveshje për të cilën pajtohen të dyja palët, mirëpo Bashkimi Evropian është i ndarë lidhur me këtë ide.

Institucionet e BE-së kanë deklaruar se përkahin arritjen e marrëveshjes për të cilën pajtohen Prishtina dhe Beogradi, ndërsa Gjermania e kundërshton ndryshimin e kufijve si pjesë të marrëveshjes.

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664