INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-ambasadori: Serbia ka punuar kundër Kosovës. BE nuk po bën ....

Ish-ambasadori: Serbia ka punuar kundër Kosovës. BE nuk po bën ....

Publikuar më: 15:30 21-12-2018

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch, beson se Bashkimi Evropian nuk po bën presion të mjaftueshëm ndaj Serbisë për të përmbushur pjesën e tyre të marrëveshjeve të arritura me Kosovën. Në një intervistë  ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Bosch, ka fajësuar Serbinë se në vitet e fundit, nuk ka bërë asgjë tjetër, përveçse ka punuar kundër Kosovës në të gjitha fushat. Sipas tij, Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, nuk e ka fajësuar publikisht Serbinë për këtë, por përkundrazi, kësaj të fundit i janë hapur edhe më shumë kapituj për anëtarësim në BE. Ai ka thënë se Kosova, për shkak të miqësisë me ndërkombëtarët, duhet të provojë të përgjysmojë taksën tregtare ndaj Serbisë. Ish-diplomati ka folur edhe për Gjykatën Speciale dhe korrigjimin e kufijve me Serbinë, për të cilin është shprehur skeptik. “Megjithëse i mirëkuptoj të ashtuquajturat korrigjime kufitare, duket ideja e kufijve mund të hapë kutinë famëkeqe të Pandorës, që askush nuk e dëshiron. Prandaj, unë jam skeptik për këtë ide”-u shpreh Bosch.

Article Logic
Execution time: 0.0039989948272705