INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sytë nga qielli, jo vetëm shi meteorësh...

Sytë nga qielli, jo vetëm shi meteorësh...

Publikuar më: 14:35 21-12-2018

Të gjithë ata që janë të apasionuar pas fenomeneve qiellore do të kenë shansin që këto ditë të shijojnë tre evente astronomike.

Një shi metorësh, Hënën e Plotë dhe Solisticin dimëror. Rënia e yjeve këtë vit përkon pikërisht me herën e fundit të shfaqjes së Hënës së plotë për vitin 2018 dhe me ditën më të shkurtër të viti. Sa i përket yjeve që bien, pritet që të bien nga pesë deri në 10 meteorë cdo 60 minuta.

Meteorët do të keni mundësinë që t’i shihni gjatë mbrëmjes, por do ta keni më të lehtë t’i vëzhgoni në orët e para të së shtunës kur është ende natë.

Shiu i meteorëve quhet Ursids sepse meteorët duhet të rrezatojnë nga konstelacioni Ursa Minor.

Mënyra më e mirë për të parë yjet që bien është të qëndroni larg nga dritat, siç janë zonat e ndriçuara të qyteteve.

Ekspertët e motit gjithashtu këshillojnë që ju të shmangni përdorimin e telefonëve.

Ngjarja e këtij viti është e rrallë.

Herën e fundit që një hënë e plotë ndodhi në Solsticin e Dimri ishte tnë vitin 2010 dhe tjetri nuk do të jetë deri në vitin 2094.Prandaj bëni mire të shprehni një dëshirë.

Article Logic
Execution time: 0.0033340454101562