INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korrigjimi i kufijve, Thaçi nuk heq dorë: Planin do t’ia paraqes Vuçiç në shtator

Korrigjimi i kufijve, Thaçi nuk heq dorë: Planin do t’ia paraqes Vuçiç në shtator

Publikuar më: 18:32 14-08-2018

“Një rishikim i kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, do t’i lejojë të dyja vendet të lëvizin drejt anëtarësimit në BE” ishte kjo deklarata qw dha Presidenti i Kosovës.

Gjatw një interviste për Reuters Hashim Thaçi u shpreh se ai do të paraqiste planin e tij para Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç kur ata të takohen në shtator në Bruksel, si pjesë e një dialogu të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian.

Normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe është një kusht kyç për Serbinë dhe Kosovën që të përparojnë drejt qëllimit të tyre përfundimtar të anëtarësimit në BE. Fqinjët e Ballkanit ranë dakord në vitin 2013 për të zgjidhur të gjitha çështjet pezull, por deri më tani kanë bërë pak përparim.

“Definitivisht tani është momenti për të korrigjuar kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, që është rreth 400 kilometra,” tha Thaçi.

“Kjo do të ndihmonte në shmangien e problemeve ndëretnike dhe krijimin e çfarëdo rajoni autonom si Republika Srpska (në Bosnjë)”.

Thaçi nuk tha atë që Serbia mund të marrë në këmbim për heqjen dorë nga një territor i tillë – shtëpi për rreth 55,000 shqiptarë etnikë – dhe hodhi poshtë çdo ndarje të Kosovës përgjatë vijave etnike.

“Korrigjimi i kufijve definitivisht do të shmangë ndarjen e Kosovës, duke shkëmbyer territore, më shumë krizë apo probleme ose ndoshta edhe një luftë të re”, shtoi kreu i shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0040969848632812