INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’ka më “Ledijanaaa”! Mevlani i vë vizën Ledjanës, bën veprimin që s’pritej

S’ka më “Ledijanaaa”! Mevlani i vë vizën Ledjanës, bën veprimin që s’pritej

Publikuar më: 18:32 14-11-2021

Ledjana dhe Mevlani ishin një nga çiftet më të dashura për publikun në emisionin “Për’puthen” në sezonin e dytë. Edhe pse dolën bashkë nga programi, njohja e tyre nuk vazhdoi për shumë gjatë, dhe që atëherë kanë vazhduar me deklarata e ‘thumba’ për njëri-tjetrin.

Ledjana tha para pak kohësh se me Mevlanin kishte mbyllur gjithçka, se i kishte bërë “bllok”, madje rrëfeu se ai ka fshirë edhe këngën nga Youtube, atë që i dedikoi pikërisht asaj.

Mirëpo, Mevlani ka përpunuar këngën duke i ndryshuar orkestrimin, mix-in dhe një pjesë të tekstit. Disa ditë para publikimit shkroi në TikTok: “Në fund vendosëm që ishte një krijim i mrekullueshëm dhe duhet të jetë për çdo femër”.

Kënga u publikua ditën e djeshme dhe titullohet “Bota Ime”, duke zëvendësuar kështu emrin e Ledjanës.

Nuk e dimë se çfarë mendon ish-konkurrentja për këtë, por me siguri nuk do t’i pëlqejë aspak…

Article Logic
Execution time: 0.0032899379730225