INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’i vuri re askush! Maluma dhe ekipi i tij u dashuruan me veshjet popullore shqiptare, por ja veshja që i dështoi këngëtarit!

S’i vuri re askush! Maluma dhe ekipi i tij u dashuruan me veshjet popullore shqiptare, por ja veshja që i dështoi këngëtarit!

Publikuar më: 14:27 17-03-2022

Me 14 mars Maluma mbajti një koncert në Tiranë, i cili po vazhdon të përflitet akoma. Artisti kolumbian ndezi publikun shqiptar me performancën e tij por edhe ai u dashurua me traditat tona. Organizatorët thanë për News31 se balerinat dhe banda muzikore mbanin veshur të gjithë nga një detaj të veshjeve popullore shqiptare.

Balerinat kishin lidhur në bel aksesorë nga kostumet tona popullore, ndërsa banda mbante veshur jelekë tradicionalë.

Me jelek tradicional do ta shihnim edhe Malumën, po të ishte moti më i mirë. Temperaturat e ulëta nuk e lejuan këngëtarin të ndërrohej gjatë performancës, por veshjen e përzgjodhi ama.

Burime nga organizatorët thanë se Maluma kishte zgjedhur veshjen tradicionale të Shqipërisë së Mesme.

Në fakt, këngëtari dhe kompania që e menaxhoi shprehën dëshirën për t’u rikthyer në kryeqytet, kështu që mbase herën tjetër do të kemi mundësinë të shohim Malumën me veshje tradicionale shqiptare.

606004E6-DF9B-4105-A939-610D5BED6E95.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0049099922180176