INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’dolën asnjëherë bashkë në Përputhen, por si është marrëdhënia e Fatjonit dhe Teas?! Ky DETAJ i thotë të gjitha!

S’dolën asnjëherë bashkë në Përputhen, por si është marrëdhënia e Fatjonit dhe Teas?! Ky DETAJ i thotë të gjitha!

Publikuar më: 13:34 10-05-2021

Tea Trifoni dhe Fation Kuqari janë dy ndër personazhet që fituanmë shumë popullaritet gjatë qëndrimit në Përputhen. Fationi ishte i pari që u largua pas mosmarrëveshjeve në emision, ndërsa më vonë u largua Tea e cila doli çift me Andi Shehin, mirëpo më vonë u ndanë.

Megjithatë gjatë kohës që ishin në emision, Tea dhe Fationi janë shprehur disa herë se nuk e shohin njëri-tjetrin aspak më shumë se miq dhe nuk zhvilluan asnjë takim së bashku.

Por si është marrëdhënia e tyre jashtë emisionit? Këtë e tregon më së miri disa komente të shkëmbyera nga ata në Instagram. Tea ka pozuar më një buqetë me lule pranë saj dhe komenti i Fationit ishte me dy ikona lulesh dhe një yll.

Tea ja kthen me dy zemra komentin ish-konkurrentit, duke na treguar se ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

trifonitea.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773