INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ryan Reynolds: Seksi në filmin “Deadpool”...tmerrues!

Ryan Reynolds: Seksi në filmin “Deadpool”...tmerrues!

Publikuar më: 16:54 06-02-2016

Një punë që shumica e aktorëve do ta prisnin me kënaqësi, duket se nuk i shkon për shtat superheroit më të ri të skenave kinematografike.

Ryan Renolds luan personazhin fantastik Deadpool, i cili nuk ka fare lidhje me heroin e zakonshëm, dhe ndërkohë që e bënë këtë i ka “rënë për pjesë” që të xhirojë skenat e seksit që nuk mund të mungojnë në një film aksion. I është dashur një ditë e plotë për të xhiruar skenat e seksit të gjithë filmit nga fillimi në fund dhe aktorit 39 vjeçar duket se i ka ardhur në majë të hundës. Ai shprehet se gjatë një dite të vetme i është dashur të xhirojë seksin që praktikisht i duhet një vit për ta bërë në jetën reale. Ryan thotë se megjithëse mund të jetë disi argëtuese, shpeshherë për të ishte tmerruese gjithë ky “aksion”. Dhe të mendosh që përkrah kishte aktoren tërheqëse braziliane, 36 vjeçaren Morena Baccarin.

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945