INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Deadpool 2” në kinema më shpejt seç e mendonit!

“Deadpool 2” në kinema më shpejt seç e mendonit!

Publikuar më: 14:30 08-11-2016

Sikur të mos mjaftonte suksesi i filmit të parë, Deadpool rikthehet sërish.

Sipas një seksioni në websajtin e filmave “What’s Filming”, seria e dytë e filmit me superhero do të startojë xhirimet në muajin janar. Gjithashtu është zbuluar edhe lokacioni i xhirimeve, i cili këtë herë do të jetë Vankuver i Kanadasë. Megjithatë filmi, me protagonist aktorin Ryan Reynolds, për momentin nuk ka një regjisor duke qenë se Tim Miller hoqi dorë nga ky pozicion pas realizimit të serisë së parë. Siç duket shkak për këtë të fundit janë bërë disa mosmarrëveshje nga ana kreative mes Miller dhe Reynolds, i cili është njëkohësisht edhe producent i filmit. Ndërkohë mbetet ende për t’u zbuluar titulli i filmit si dhe data e publikimit të tij në ekranin e madh!

 

Article Logic
Execution time: 0.0038881301879883