INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Deadpool" ia kalon edhe "X-Men: Days of Future Past"

Publikuar më: 13:07 04-04-2016

Deadpool, ndoshta ashtu siç pritej, ka arritur te thyejë rekorde të reja.

Nga të gjithë filmat e X Men, "Deadpool" ka arritur të kthehet në filmin me fitimet më të larta në Global Box Office, plot 749 milione dollarë të grumbulluara. Në këtë mënyrë filmi me protagonist aktorin Ryan Reynolds, mposhti edhe serine e famshme “X-Men: Days of Future Past”. Kujtojmë që ndryshe nga paraardhësit e tij, "Deadpool" nuk është një film i zakonshëm me superhero duke qenë se personazhi dhe ngjarjet vijnë në një formë paksa më gazmore, me nota të larta humori për të rritur. Sigurisht me transmetimin e tij edhe ne site të ndryshme online, ky realizim kinematografik pritet të korrë një sukses akoma edhe më të madh! 

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104