Duket se është zbuluar padashur titulli i serisë më të re të filmit \"Spider-Man\".
Ky i fundit mendohet të jetë \"Spider-Man: Homecoming\", dhe është bërë publik nga vetë studio e filmave Sony Pictures të cilët kanë regjistruar online një sajt të ri për filmin. Një realizim ky i cili pritet të dalë në kinema në korrik të vitit 2017 dhe do të ketë si protagonist kryesor aktorin Tom Holland, momentalisht pjese e projektit \"Captain America: Civil War\" po në rolin e superheroit kacavjerrës. Nga vetë titulli, \"Homecoming\", por edhe nga mosha mjaft e re e aktorit që do ta interpretojë, na lihet të kuptojmë se do ta shohim Spiderman teksa kthehet në kohërat e gjimnazit, një fakt ky që lidhet edhe me origjinën e personazhit. Kjo e fundit daton që në vitet 80’, kohë kur pjesë e ngjarjeve ishin edhe Avangers!
