INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alma Bektashi ndryshon look-un në mënyrë drastike

Alma Bektashi ndryshon look-un në mënyrë drastike

Publikuar më: 15:48 06-02-2016

Mentorja e “The Voice”, e njohur për natyrën e çlirët dhe simpatike, këtë herë e ka lëshuar tërësisht veten në ndryshimin e ri në look.

Jo tamam ajo që do prisnim nga një Profesoreshë, por fundja ajo jep mësim tek Fakulteti i Arteve, një universitet i cili mund të përcjellë gjithçka përveç karakterit zyrtar. Nëpërmjet një fotoje të postuar në rrjetet sociale, Alma shfaqet me një pamje tërësisht ndryshe. Me çfarë kuptojmë nga mbishkrimi, qëllimi është të tregojë që ka “rrëmbyer Kamela Islamajn nga ekipi i Gencit”, duke harruar të përmendë një detaj të vogël që na ra në sy...flokët e saj të rinj ngjyrë rozë në lejla! Dhe duhet thënë se tek ajo nuk duken aspak keq. Foto nga ana tjetër duket si një ylber i vërtetë, pasi në krah të Almës, është shfaqur Kamela me flokë jeshile. Kështu, kur ta shihni herën tjetër në “The Voice” mos u habisni në rast se zonja Bektashi ju duket pak P!nk. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038931369781494