INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jon Gjebrea tallet me Dorina Gegiçin: Je zgjuar si “mortje”

Jon Gjebrea tallet me Dorina Gegiçin: Je zgjuar si “mortje”

Publikuar më: 14:12 06-02-2016

Si mendoni se është zgjuar sot modelja Dorina Gegiçi?

Po të na pyesësh ne, ajo duket shumë e mirë vetëm se nuk mendojmë se e beson njeri faktin që ajo është e sapo zgjuar nga gjumi. Ndoshta jemi skeptikë që nuk besojmë se mund të zgjohesh e lyer dhe e rregulluar. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që foto të jetë bërë mbrëmë, duke marrë parasysh hashtagun “#lastnite”, që do të binte gjithsesi në kundërshtim me mbishkrimin “I woke up like this”.

Në çdo rast duket shumë e mirë dhe simpatike, si gjithmonë fundja. Por Jon Gjebrea nuk mendon kështu. Ai qartësisht bën shaka me modelen bukuroshe duke iu përgjigjur mbishkrimit të saj me “mortje”. Në komentin e tij, Joni ka përfshirë edhe Aurela Hoxhën, e cila duket se nuk ka rënë dakort me të, por në fund të dy e kanë mbyllur me të qeshur. Si përfundim, do të thonim se ishte një zgjim i gëzuar. 

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105