Spanja i thotë lamtumirë Botërorit, duke u eliminuar pas një ndeshje dramatike pikërisht nga organizatorët e Rusisë.
Vendasit nuk mundën t’i bënin ballë presionit të shpejt të Spanjës dhe në një krosim, mbrojtësi Ignashevich e dërgon topin në portën e tij pas një dyluftimi me mbrojtësin Sergio Ramos që në minutën e 12.
Në minutën e 42 Rusia fiton një penallti për prekje me dorë në zonë nga Pique dhe Dzyuba e ktheu në gol, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim 1-1.
Në pjesën e dytë, Spanja ishte më kërkuese, por konkretizimi në portën ruse mungoi dhe rezultati i barabartë mbeti në fuqi deri në përfundim të kohës së rregullt, por edhe të 30 minutave të shtesës.
Te penalltitë ishin rusët që u treguan më të saktë, ndërsa për spanjollët gabuan Koke dhe Aspas.








6 Nov 2025 





