Organi qeverisës i futbollit, shprehet se më 30 qershor, pankarta me përmbajtje neo-naziste janë shfaqur gjatë ndeshjes mes Rusisë dhe Uruguait.
FIFA ka gjobitur sërish federatat e Rusisë dhe Serbisë, për sjellje raciste të tifozëve të tyre në shkallët e stadiumeve.
Kështu, federata ruse detyrohet të paguajë një gjobë prej 10 mijë dollarë.
Federata serbe, ndërkaq është urdhëruar që të paguajë 20 mijë dollarë, pasi tifozët serbë kanë mbajtur pankarta për të festuar një grup nacionalist të Luftës së Dytë Botërore, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Brazilit.








6 Nov 2025 





